Çekia pësoi disfatë 0:3 në Tiranë nga Shqipëria. Trajneri i çekëve, Sylhavi u shfaq i mërzitur për mediat pas ndeshjes kualifikuese të Euro 2024. Sylhavi, gjithashtu pranoi se ekziston mundësia që të shkarkohet nga posti i trajnerit.
“Dorëheqja? Sigurisht që (pozicioni im) do të zgjidhet, kjo është e qartë. Megjithatë, detyra ime tani është të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të dalë nga drejtuesit. Rezultat i keq, ndoshta ndikoi kartoni i kuq”tha Šilhavý .