HomeAktualitetA do të sanksionojë BE Serbinë? Kancelari gjerman dhe Presidentja e KE...

A do të sanksionojë BE Serbinë? Kancelari gjerman dhe Presidentja e KE në një zë: E dënojmë sulmin, të bëhet hetim i thelluar

spot_imgspot_img

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kishin të njëjtin qëndrim për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator

Të pyetur nëse do ta sanksionojnë Serbinë, të dy zyrtarët e lartë të BE thanë se presin hetim të thelluar për ngjarjen dhe më pas BE do të marrë një vendim.

Ursula von der Leyen: Sulmi në 24 shtator ishte një sulm i tmerrshëm, për momentin jemi duke pritur hetimet. Më pas BE do të thotë fjalën e saj.

Olaf Scholz: Ne e dënojmë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës. Kjo është diçka që nuk do ta pranojmë. BE dhe Gjermania nuk pajtohen me këtë. Ne kërkojmë hetime intensive.

Gjermania është e qartë në lidhje me këtë qëndrim dhe situatën atje. Duhet të ketë një hetim të plotë.

Ne e dimë shumë mirë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të ruhet, duke parë drejt të ardhmes.

Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jenë pjesë e BE. Nuk mund të jeni pjesë e BE duke marrë me vete edhe problemet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular