Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dekoruar mbrëmjen e sotme (16 tetor) shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. Macron nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri në Pallatin e Kongreseve, ku dhe i dorëzoj Kadaresë dekoratën. Kjo është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë.