Janë publikuar pamjet kur një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në Bruksel duke vrarë dy persona.
Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale një person zbret nga motori, nxjerr armën kallashnikov dhe qëllon mbi njerëzit.
Në video shihet që ai ndjek disa persona të cilët futen në një ambient.
Siç raporton Reuters, dy viktimat janë me kombësi suedeze dhe mendohet se janë tifozë futbolli. Belgjika do të presë Suedinë në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 të hënën në mbrëmje.
Pas ngjarjes, autori eshte arratisur, ndersa autoritetet kane nisur kërkimin e tij. Nderkohe policia belge praktikisht ka vendosur në shtetrrethim qytetin pas kësaj ngjarje të rëndë.