HomeKryesore“Brenga e Prokurorit” e Ahmet Prençit/Vlerësimet e pesë shkrimtarëve nga Rudolf Marku,...

“Brenga e Prokurorit” e Ahmet Prençit/Vlerësimet e pesë shkrimtarëve nga Rudolf Marku, Entela Kasit, Liridon Mulajt….

spot_imgspot_img

Nga Mina HYSA
Të enjten më orën 18:00, Ahmet Prençi do të promovojë mes qindra të ftuarëve librin të ri, romanin “Brega e Prokurorit”. Zoti Prençi është një personazh i veçantë dhe shpesh nga shqiptarët njihet si një profesionist dhe garantit i zbatimit të ligjit. Ka qenë dhe mbetet si referencë si një nga drejtuesit më të mirë të Policisë së Shtetit duke e treguar këtë me rezultate, por së fundmi ka suprizuar dhe me anën tjetër, atë të krijmtarisë letrare. Shtëpia botuese “Media Print” ka njoftuar daljen në treg këtë javë të librit për lexuesit si dhe promovimin pasditen e së enjtes. Duke pasur parasysh suksesin e dy librave të mëparshëm të Ahmet Prencit atë me poezi; “Udhë në Pasqyrë” dhe romanin “Anja” duket se edhe ky botim do jetë edhe më i suksesshëm dhe do të ketë interes nga lexuesi si dhe shtëpi botuese dhe jashtë vendit, sikurse me “Anjën” për ta përkthyer. Autori e konsideron sjelljen krijimit më të fundit të tij si një ngjarje shumë e bukur për veten falenderon shtëpinë botuese Mediaprint dhe Anila Bishën!”.
Ahmet Prenci ka lindur më 25 Prill 1968. Është autor i librave: “Udhë në pasqyrë”,  vëllimit poetik 2016, “Vice Versa”  publicistikë 2019, “Artan Cuku, in memoriam” 2018, “Anja” roman  2020  i ribotuar.
Zoti Prençi fitues i çmimit “At Gjergj Fishta”, finalist i çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2020) ,  romani “Brenga e Prokurorit” është libri tij i fundit. Për shumë vite ka drejtuar institucione të rëndësishme ligjzbatuese. Vazhdon aktivitetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si Komisioner pranë Avokatit të Popullit. Në reçensën e romanit vlerësimet nga kolegët shkrimtarë jo vetëm që e vlerësojnë këtë botim, por i sugjerojnë lexuesit për të mos e humbur këtë rast për ta shijuar.
VLERESIMET
“Është e njohur bezdisja që i shkakton shpesh herë autorit suksesi i librit të parë – ai sukses, që i bëhet pengesë sidomos librit të dytë të tij. Përballë kësaj bezdisjeje është ndodhur dhe Ahmet Prençi, pas botimit të romanit Anja, i cili u prit mirë prej lexuesve dhe kritikës . Mendoj se romani i dytë, që merr në duar  lexuesi, premton një arritje më të madhe, sigurinë se krijimtaria artistike nuk është  thjesht një hobi a një shprehje e akumulimit të përvojës personale të autorit – siç janë në pjesën më të madhe librat e parë, – por një preokopim i vetëdijshëm i krijuesit që shpreh vendosmërinë për të ecur gjatë në rrugëtimin e krijimtarisë artistike. Thënë ndryshe, nëse Anja është një roman mbi vetveten, romani i dytë është një roman mbi të tjerët.
Ahmet Prençi ka shkruar një roman komunikues, që mbizotërohet nga një narracion fluid, rrjedhës, i natyrshëm. Duket se autori di se si të komunikojë me lexuesit. Vetë romani është bashkëkohor, jo thjesht nga ngjarjet dhe karakteret, se sa nga atmosfera emocionale që krijon dhe na  shoqëron gjatë gjithë leximit.  Ahmet Prençi ka ditur të ruaj një raport të ndershëm më të vërtetën, duke krijuar një balancë të admirueshme mes së vërtetës dokumentare dhe asaj që quhet paradoksalisht – e vërtetë trilluese.
Ashtu si në romanin Anja, edhe në këtë roman duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vertetë fiktive – Prokurori Martin Guri, Arjana Boja, Artur Rrasa dhe grotesku Zambak Boja sidomos vrasësi Marjan Boja – ky i fundit një karakter që nuk  shqitet nga vëmendja e lexuesit, njëri ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara, krijojnë atmosferën e Siçilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s. Dy realitete, ky i përditshmërisë tonë dhe ai i fqinjit  adriatikas, që nuk duken shumë fort të largët sidomos si realitete romaneske. Mendoj se një meritë e padiskutueshme është  se Ahmet Prençi ka ditur të lozë në këtë roman me suspension-in, truket e të cilit ai i ka përdorur me mjeshtëri në këtë roman. Ndaj dhe lexuesi duhet  të presë që të japë gjykimin derisa ta mbarojë romanin deri në fund, që të bindet se libri që sapo ka lexuar është ndër ato libra që nuk të zhgënjen” shkruan Rudolf Marku – Poet laureat, shkrimtar.
“Një roman i shumëpritur për letërsinë shqipe që shenjon kthimin tek të vërtetat tronditëse të shoqërisë post diktatoriale dhe kohët që jetojmë. Çështje të lirisë, të shtetit të së drejtës, të shtyllave mbi të cilat garantohet dinjiteti i njeriut dhe të drejtat themelore, janë bazamenti i këtij romani, në të cilin shkrimtari ndërton parabolën thellësisht ekzistenciale nisur nga një formë krejtësisht post moderne në atë çka letërsia shumë e mirë e kohës sonë është.  Nëse shkrimtarët kanë lënë gjurmë përmes veprave të tyre si dëshmitarë të epokës, kur ata kanë jetuar brenda ngjarjeve dhe historisë, romani ” Prokurori” i shkrimtarit Ahmet Prençi, është një dëshmi e epokës sonë në mjedisin tonë social politik, i sjellë me mjeshtërinë e stilit, gjuhës, kompozicionit, e çka është e veçanta, shkrimtari ka krijuar personazhin. Martin Guri në qendër të romanit me dilemat dhe karakterin të kujton personazhin e Franc Kafkës te Procesi, Jozef.K” thotë Entela Kasi – shkrimtare, poete Presidente e PEN – Qendra Shqipëri.
Ndërsa Liridon Mulaj – shkrimtar shkruan se: “Brenga e prokurorit” është romani që skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi, mafia, kulisat, miqësia, familja, dashuria, profesioni dhe brengat e një të shkuare, e cila rikthehet të trondisë të tashmen, janë elementë specifikë të këtij romani të shkruar me mjeshtëri dhe përgjegjësi. Romani shërben për të kuptuar ingranazhet e pushtetit dhe mafias, por dhe vetes në raport me tjetrin, me jetën, me të papriturat dhe fatin”.
“Romani “Brenga e prokurorit” vjen në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, kur kemi nevojë më shumë se kurrë për prokurorë si Martin Guri, i gdhendur me mjeshtëri artistike. Personazhë të tillë janë sot në provën e shekullit si heronj të heshtur. Jam i sigurt që ky roman do të ketë ndikimin e tij të madh tek shoqëria jonë e sidomos tek njerëzit e drejtësisë”, vlerëson Arben Çejku – diplomat, shkrimtar.
“Një roman brilant i kësaj dekadë, ku lexuesi përjeton emocionalisht rrëqethjen shqiptare. Prokurori Martin Guri, i skalitur mrekullisht nga autori, shndërrohet në një flakadan shpresë. Ai ndeshët dhe nuk mposhtet. Lëkundet, por nuk bie dhe nuk dorëzohet. Autori ka një unazë misterioze, që bashkëlidh mjeshtërisht dy romanet “Anja” dhë “Brenga e prokurorit” në përjetimë shokuesë. Përmes turbulencash letrare, ky roman lexohët me një frymë‘ shkruan Shefqet Meko – gazetar, shkrimtar.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular