HomeAktualitetParashikimi javor i motit! Ja sa do të shënojë termometri deri të...

Parashikimi javor i motit! Ja sa do të shënojë termometri deri të premten

spot_imgspot_img

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, përkatësisht ditën e martë dhe të mërkurë. Ndërsa të enjten dhe të premten, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës, por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesdiës

Sipas SHMU, temperaturat mimimale do të arrijnë në 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në 30 gradë celcius.

Parashikimi i motit për javën:

Dita e hënë do të ketë mot me kthjelliem dhe varënsira deri mesatare. Përgjatë relieveve malore në juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensiet të ulet

Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në juglindje të vendit me intensitet të ulët.

Ditën e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe varënsira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen  nga reshej lokale shiu.

Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.

Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës, por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesdiës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular