HomeKronikeProkuroria mbyll hetimet për vjedhjen në banesën e ish-zyrtares, çon në gjyq...

Prokuroria mbyll hetimet për vjedhjen në banesën e ish-zyrtares, çon në gjyq Alda Klosin dhe ish-pastrueses! Ende mister pronari i 400 mijë eurove

spot_imgspot_img

Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën “vjedhje me pasoja të rënda” për nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, pavarësisht se ish-pastuesja ka deklaruar se paratë e marrë në banesën e Alda Klosit, nuk i kishte grabitur.

Ndërkohë ende nuk dihet shuma shifra reale e parave që janë gjetur në banesën e nënë e bir, rreth 10 muaj më parë në Tiranë, apo burimi i tyre.

Po ashtu, nën akuzën e vjedhjes do të gjykohet edhe djali i saj, Havieri, madje prokuroria përcakton edhe faktin se vjedhja prej tyre ka ndodhur më shumë se sa një herë, kjo referuar edhe disa dëshmitarëve që kanë shkuar në Policinë e Tiranës duke e denoncuar gruan që punonte sanitare në shtëpitë e zyrtarëve, kryesisht të atyre të Ministrisë së Financave.

Por, ndërsa nënë e bir janë lënë nën akuzën e vjedhjes për Alda Klosin, ish-zyrtaren e këtij dikasteri janë ngritur akuza që kanë të bëjnë me refuzim dhe mosdeklarim pasurie. Kështu, Prokuroria Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e ish-zyrtares së Ministrisë së Financave, Alda Klosi. Ndaj saj është ngritur akuza për “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjithashtu, është çuar për gjykime edhe dosja ndaj ish-punonjëses së saj, Rozeta Dobi dhe të birit, Havier, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë. Të dhënat janë bërë publike zyrtarisht dje nga vetë Prokuroria e Tiranës, e cila ka listuar akuzat, ndërkohë që për javë me radhë u fol për çështjen e gjetjes së parave në banesën e familjes Dobi.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq tre të pandehur me akuzat për “Vjedhje” me pasoja të rënda dhe “Refuzim për deklarim”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.9220 të vitit 2022 ka nisur kërkesën për gjykim kundër të pandehurve: R.D., për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 134/ 3-25 dhe 134/2 i Kodit Penal; H.D, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal; dhe A.K, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, – parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Më vendimin e datës 06.10.2023, është bërë veçimi i procedimeve, ku është vendosur regjistrimi i procedimit pasuror nr.05, duke qenë se e pandehura A.K., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Duke qenë subjekt i ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”, po vazhdon verifikimi dhe hetimi mbi pasuritë e kësaj shtetaseje dhe familjarëve të saj, si dhe do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara me burime të ligjshme të subjekteve të përfshira në ketë hetim.

RRETHANAT E FAKTIT

Me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 minuta është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Njoftimi është bërë në orën 14:20 nga numri i telefonit 067….1, i cili disponohej nga shtetasja Alda Klosi. Konstatimi i vjedhjes është bërë nga vajza e mitur e shtetases Alda Klosi, S., me të cilën ajo jeton pas zgjidhjes së martesës me ish-bashkëshortin e saj, Altin Klosi.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.10581 datë 20.12.2018, është zgjidhur martesa midis shtetasve Alda Klosi e Altin Klosi, ky veprim është pasqyruar në Regjistrin Kombëtar Gjendjes Civile më 19.02.2019. Me procesverbalin e datës 15.12.2022, nga policia gjyqësore, është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, me objekt vjedhjen e banesës se shtetases Alda Klosi.

Nga akti ekspertimit vlerësues, nr. 14636 të datës 22.12.2022, është arritur ne konkluzionin se: Në objektet, fiksuar si provë materiale, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar “vjedhje” e banesës në pronësi të shtetases Alda Klosi, në pallatin “Orion”, “Rruga e Kosovarëve”, në datën 15.12.2022, në Tiranë. Aty nuk u përftuan gjurmë papilare të vlefshme për identifikim.

Dëshmia e vajzës së Alda Klosit

Me procesverbalin datë 15.12.2022 është pyetur shtetësia e mitur S. Klosi, e cila ka deklaruar se: “Sot rreth orës 7.30 kam dalë nga banesa dhe kam shkuar në shkollën ‘Sami Frashëri’, ku jam nxënëse në vitin e parë. Kam qëndruar në shkollë deri në orën 11.30 dhe jam ulur tek hotel ‘City’, që ndodhet te ‘Rruga e Barrikadave’, ku kam pirë kafe me shoqërinë e klasës.

Rreth orës 13.50 kam shkuar te zyra e mamit, te zona e Gardës. Te mami kam qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas, në këmbë, kam shkuar te shtëpia ku jeton mami, në ‘Rrugën e Kosovarëve’. Në momentin që kam qenë te banesa, kam konstatuar se dera ishte pak e hapur.

Jam futur brenda dhe kam konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në rregull dhe me pas jam futur në dhomën e gjumit për ta kontrolluar. Aty kam konstatuar se rafti ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj, menjëherë kam telefonuar mamin tim dhe i kam treguar për këtë situatë dhe më pas kam telefonuar babin tim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular