Nga Harris Murana
Qartësisht sistemi kryetarokratik në politikën Shqiptare është i dështuar !
Qartësisht sistemi kryetarokratik në politikën Shqiptare është i dështuar !
Përrallat me destabilizim dhe revolucion nuk i besojnë as deputetët që i artikulojnë, kjo është padiskutim rrjedhojë logjike e të larpërmëndurit “sistem kryetarokratik”, mbi 70% e përfaqsuesve tanë në legjislativ, nëse nuk do ishin në “radhitjen e sigurtë” të listës së kryetarit, në bindjen time nuk marrin as votat e kushurinjve të parë !!!
E si mundet të tillë përfaqsues të kërcënojnë me revolucion?, kush i ndjek?.
Kthjellimi i votuesve për sa më sipër si dhe vet-ndëgjegjësimi i “përfaqsuesve tanë” se ky mashtrim i elektoratit nuk po gjen më taban ndërkohë që zgjedhjet afrohen po nxit mes tyre instiktin e vetmbrojtjes, frika e humbjes së mandatit e bashkë me të dhe të privilegjeve, mburojës politike për përfitime në tendera publikë e bashkëpunim me “armikun” po i kthen në qesharakë, individë pa asnjë meritë politike, katapultuar majave të lidershipit vetëm nga “dashuria” e kryetarëve, guxojnë e klithin se po nisin betejën pa kthim për “Ne” …
Sfidoj ata që po luftojnë për “Ne” të mbushin një shesh sot !!!,
Ashtu si i kujtoj sheshet plot kur “Ne” luftonim për “Ata” !!!
Kjo tallavi e Partisë Demokratike në këto dy vite qe “vrasëse” për demokratët e bazës, por duke dashur ta shoh gotën gjysēm plot, them e dua të besoj se ndoshta gjama që na ra ishte e domosdoshme për një fillim të ri, për një fillim ndryshe, ku meritokracia mbizotëron ndaj kulisave…