HomeOP ED“Brenga e prokurorit” si pasqyrë e kohës/Nga Behar Gjoka

“Brenga e prokurorit” si pasqyrë e kohës/Nga Behar Gjoka

spot_imgspot_img
Behar Gjoka
Këto ditë doli në qarkullim libri me ri i autorit Ahmet Premçi, me një titull befasues. Romani “Brenga e Prokurorit”, pason romanin “Anja” një roman i suksesshem, si nevel leximi nga shumë lexues, por edhe për faktin që është përkthyer dhe botuar edhe në turqisht, pra duke e kapërcyer “gardhin” e letrave shqipe. Romani i dytë, pra “Brenga e Prokurorit”, një libër i një natyre tjetër, më tepër është i rëndësishëm.
Në radhë të parë, rëndësi e tij lidhet me faktin se në këtë tekst autori hedh vështrimin në një temë tabu, gati të paprekshme, në temën e drejtësisë, kaq shumë të munguar në jetën tonë. Të drejtësisë së padrejtësisë apo të drejtësisë së vonuar, që është më keq se partejtësia, sepse vret ëdnrrën dhe shpresën. Ngritja e siparit mbi këtë problematikë tejet të mprehtë, i mëvesh atributin e guximit krijues për të hyrë në “folenë” e grerëzave, në “shpellën” e bishave, me mjetet e letërsisë, pra me anë të romanit, që të jep dorë, ma tepër se çdo zhanër, për ta rrokur jetën në gjithanshmeri.
Po ashtu, si nënshtrat i hapur ky tekst është edhe një himn për të rënët nga forcat e policisë, ku krejt si rastësisht avitet para lexuesit fytyra e dëshmorit Artur Cuku, mikut të ngushtë të autorit, tanimë të shndërrruar në figurë letrare, e jo si dëshmi siç e pati paraqitur në librin “In memoriam”.
Prokurori, Martin Guri, që përçon edhe shenja të alteregos së autorit, por më tepër si persoanzh përfaqëson një figurë komplekse, një prokuror të ditur dhe të paepur, dhe një njeri normal, me gjithë dritëhijet e veta. Një prokuror që është vënë në sprovën mbinjerëzore, për të zbatuar ligjin, ose për të humbur veten dhe emrin e mirë qe ka vënë me punë korrekte në këtë drejtësi kaq shumë të akuzuar. Jemi në Shqipëri, ku e sotmja është marrë peng nga e djeshmja dikatatoriale, dhe e nesërmja ështe marrë peng nga e sotmja, sepse qeverisemi nga mafia. Prova para ligjit, para vetes dhe familjes, para kohqs dhe shoqërisë, para krimit të organizuar, prova para vetes, për të shpëtuar nderin dhe jetën familjare, i jep tipare idealiste, por fati i tij është real dhe përbën një moment të një përthyerje të pazakontë, tejet të vështirë, ky thyhet edhe guri, e jo me burri. Martini vihet para përgjegjësisë që ose të zbatoj ligjin, ose të shitet si dhjetëra të tjerë, te kriminelët, te politika, te oligarkët. Jeta e tij, e ndërlikuar dikur, sepse Arjana, gruaja e bukur e qytetit të vogël e kishte futur në kurth, ndonëse ai ishte vetëm gjimanzist, e prej atij “përdhunimi” të kryer në kohën e diktaturës, vihet në proven e zjarrit që ta dënoi kriminelin Marjan Boja, që ka gjasa që në dejet e tij ka gjakun e prokurorit, gjë që rrit ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e prokurorit, njeri, të një karkteri të fortë. Dy kohët, e djeshmja dhe e sotmja, ndërthuren liksht, në fatet e personazheve, për ta vënë prokurorin në sprovën e jetës. Pas 30 vitesh shfaqet hija e së djeshmes, në formën e kërcënimit, të dhimbjes dhe dëshpërimit, të synimit për ta gjunjëzuar. Një rastësi e paimagjinueshme, një rast që ngjet njëherë në njëmijë, thekson autori diku, por ja që bash ky rast ia zuni derën prokurorit. Një libër që vetëm në lexim mund të hyhet në botën e tij, një roman realist dhe aventuresk, që ndonjëherë rreshqet në moralizm të panevojshëm, por vlera e tij lidhet me strukturën e kompozimit, e sidomos me narrrativën, me atë gjetje autoriale, të vonesës narrative, të ngjizur si meditim i personazhit qendror, dhe digresione me kohën tjetër, me ngjarje të tjera, me fatet e protagonistëve të pranishëm në faqet e romanit. ”Brenga e Prokurorit”, është pasqyra ku shohim kohën që po jetojmë, shohim veten ku jemi kredhur në këntën e krimit, e shpëtimi, simbas mëtimi të autorit, mbi te gjitha do të vijë nga drejtësia, e cila ka nevojë për prokuror dhe gjyqtar të guximshëm, dhe po kaq njerëzor.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular