HomeKryesoreRama tregon kur ka komunikuar për herë të fundit me Arben Ahmetajn!...

Rama tregon kur ka komunikuar për herë të fundit me Arben Ahmetajn! – A keni frikë nga SPAK? Ja si përgjigjet kryeministri

spot_imgspot_img

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama  u shpreh se komunikimi i fundit me Ahmetajn ka qenë para shumë kohësh, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se inceneratorët janë një punë e mirë që edhe po të rikthej sërish do ta bëntë.

I pyetur nëse ka frikë nga SPAK, Rama u pergjigj, jo sepse nuk duhet te kene frike ata qe firmosin, por “frikë duhet të ketë ai që tradhton ata që i kanë dhënë pushtetin e firmës”.

PJESE NGA INTERVISTA

Ku është ish zv.kryeministri juaj, keni dijeni?

Edi Rama: Fare

Kur keni komunikuar për herë të fundit me Ahmetajn?

Edi Rama: Shumë kohë më parë

A e dinit ju për lidhjet e tij me bosëve të inceneratorëve?

Edi Rama: Unë ta kam thënë që 100 herë do ta bëjë prapë po të kthehesha.

Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë atij mundi që është bërë. Nuk janë aferat që e kanë pastruar Tiranën apo Elbasanin, por është ajo gjëja atje

Dikush që kërkon të bëjë një rrugë e dy punë, nuk vazhdojnë rrugën e përbashkët por ikin dikur tjetër.

A është çështja e inceneratorëve aferë korruptoive?

Edi Rama: Aferat korruptive brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptive e cila është qartësisht një aferë korruptivem të cilën po merret një organ që ne e kemi krijuar.

A jeni i nervozuar me SPAK?

Edi Rama: Unë jam frymëzues i SPAK që ti nxjerr ujin e zi cdo gjeje që ka marrë ujin e zi në kurriz të shqiptarëve.

A keni frikë ju nga SPAK?

Edi Rama: Pse duhet të kem frikë  nga SPAK?! Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata që i kanë dhënë pushtetin e firmës. Sa kohë ti nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh të mira materiale nuk ke pse ke frikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular