Përleshje të dhunshme janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana, teksa të dy grupet e tifozëve janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
Ngjarjet e shëmtuara janë regjistruar jo shumë larg ambienteve të “Air Albania”, teksa gjatë daljes nga stadiumi, teksa tifozët po drejtoheshin drejt banesave të tyre, ka pasur përleshje masive. U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur degradimin e situatës, teksa bëhet me dije se janë arrestuar edhe disa tifozë.
Një moment me të vërtetë kaotik, që nuk u ka hije tifozëve shqiptarë. Mos harrojmë që pak ditë më parë, të gjithë së bashku ishin në stadium dhe kënduan njëzëri himnin e momentit, “Mora Fjalë”, në mbështetje të Kombëtares, ndërsa tani regjistrojnë skena aspak të hijshme.
Për më tepër shikoni videot e sherrit masiv në rrugët e Tiranës:







