HomeBotaGiorgia Meloni flet për herë të parë pas vendimit për t’u ndarë...

Giorgia Meloni flet për herë të parë pas vendimit për t’u ndarë nga bashkëshorti: Jam shumë…

spot_imgspot_img

“Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”, kështu i është përgjigjur Kryeministrja italiane gazetarëve në lidhje me vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.

“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, u tha ajo më tej gazetarëve.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të premten se ishte ndarë nga partneri i saj Andrea Giambruno, i cili punon si gazetar televiziv, e që javët e fundit është kritikuar për komente seksiste.

Ndarja vjen ndërsa kryeministrja 46-vjeçare feston vitin e saj të parë në detyrë, në krye të një qeverie koalicioni të krahut të djathtë, që mbrojtjen e familjes tradicionale, e ka një nga shenjat dalluese të politikës së saj.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu”, shkruante Meloni në llogaritë e saj në rrjetet sociale. “Rrugët tona kanë ndryshuar prej disa kohësh dhe ka ardhur momenti ta pranojmë një gjë të tillë”, shtoi ajo.

Meloni tha se nuk do të shpërqendrohej nga vështirësitë në jetën e saj private, duke shtuar se “të gjithë ata që shpresonin ta dobësonin duke më goditur në punët e saj të brendshme”, nuk do të kishin sukses.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular