Një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë, rreth orës 19:30 në afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, lajmi është konfirmuar fillimisht nga disa qytetarë, dëshmitarë të ngjarjes në distancë, si dhe më pas nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë Vendore në Fier.
Sipas burimeve të informacionit, i plagosuri 16-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku bluzat e bardha po i japin mjekimin.
Mësohet se adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën.
Sapo ka marrë lajmin, Policia është gjendur në vendin e ngjarjes, ndërkohë janë ngritur postblloqe Policie në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili ka mundur të largohet pasi plagosi me thikë 16-vjeçarin.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit.
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.