HomeKronikeAvokatët e Sali Berishës braktisin mbledhjen e GJKKO! Ja çfarë ndodhi gjatë...

Avokatët e Sali Berishës braktisin mbledhjen e GJKKO! Ja çfarë ndodhi gjatë seancës me dyer të mbyllura!

spot_img

Avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e GJKKO-së, pasi sipas tij janë rrëzuar kërkesat e tyre për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.

Gjokutaj tha se u kërkua që të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese vendimi për caktimin e kufizimeve ndaj Sali Berishës, por edhe kjo nuk është pranuar.
Duke qenë se kërkesat e tyre u rrëzua, avokatët e Berishës kanë braktisur mbledhjen. Ndërkohë që sipas Gjokutajt, GJKKO do të vijojë seancën me avokat të caktuar kryesisht.

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj: Ne u paraqitëm sot në seancë, siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqares dhe sot kemi bërë kërkesë që të na japin dhe procerverbalin audio dhe gjyqësor si pjesë të provave për të kompletuar praktikën dhe depozitimin e kërkesës në sekretarinë gjyqësore.

Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve që Gjykata pretendon se e ka vendosur dje, dhe pa u njohur me aktet merr vendim që të vazhdojë seancën. Kemi kërkuar që Gjykata të marrë iniciativën dhe të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mosdërgimin e kërkesës përcaktimit masës së sigurisë, dhe masat që janë marrë.

Gjykata mori vendim për ta rrëzuar këtë kërkesën tonë dhe ne morëm vendim që të largohemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular