Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Mësuesja Majlinda Palushi është goditur me një karrige nga një nxënës i vitit të dytë brenda ambienteve të shkollës. Mësuesja mësohet se ka thyer krahun nga goditja me karrigen.
Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen.
Deri tani nuk jepen detajese si ka ndodhur incidenti dhe policia po punonpër zbardhjen e dhunës në shkollë. Nga ana tjetër mësimi është bojkotuar ditën e sotme nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarjeje ndërsa pritet që të nesërmen të zhvillojnë një protestë lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.