HomeAktualitetSHKRESA/Ndryshimet në Kodin Penal; nga dhuna seksuale, te droga e pornografia, nenet...

SHKRESA/Ndryshimet në Kodin Penal; nga dhuna seksuale, te droga e pornografia, nenet që i shtohen projektligjit!

spot_img

Janë një mori nenesh që janë propozuar në lidhje me paketën e sigurisë për në shkolla. Në nëntë dukuri që pretendohet se janë zbuluar së fundmi që vijnë nga problematikat që prodhojnë ambientet brenda dhe jashtë shkollave në vendin tonë, kryesisht atyre 9-vjeçare dhe të mesme do të përfshihen në një paketë shtesë ligjore.

Nisma është e dikasterit blu drejtuar kreut të Drejtësisë. Sipas propozimeve, shikohet se vëmendja është përqendruar te veprat e rënda që lidhen me trafikimin dhe çështjen e dhunës seksuale dhe ajo e pornografisë. Në fakt kanë qenë disa raste të shantazheve mes fëmijësh që kanë sjellë probleme në shkolla dhe në opinionin publik, çka tentohet të parandalohen edhe me shtrëngim ligjor.

KËRKESA

Ministria e Brendshme ka propozuar ndryshime në Kodin Penal, sa i takon forcimit të sigurisë në shkolla. Përmes një shkrese, drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Taulant Balla ka propozuar shtimin e 11 neneve, që do të rrisnin më shumë sigurinë në institucionet arsimore, ku përfshihet pornografia, dhuna seksuale, apo pornografia dhe të tjera fenomene. Në lidhje me këtë dekretligji ka reaguar edhe ministri Taulant Balla, i cili theksoi se me këto ndryshime do të ashpërsohen dënimet e parashikuara në Kodin Penal. “Do të forcojmë me ligj ‘Paketën Sigurisë në Shkolla’, duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme.

• Dhuna seksuale (neni 107/a)
• Pornografia (neni 117)
• Trafikimi i të miturve (neni 128/b)
• Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278) • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279)
• Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283)
• Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a)
• Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b)
• Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286)
• Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291) Jam i bindur se këto ndryshime në Kodin Penal do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe shmangien e rrezikut për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve tanë në të gjitha ato mjedise brenda dhe përreth shkollave të frekuentuara prej tyre”, – thuhet në reagimin e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular