HomeAktualitet“I shkuan brenda në zyrë, i sekuestruan edhe celularin”- Klodiana Lala: Ndalimi...

“I shkuan brenda në zyrë, i sekuestruan edhe celularin”- Klodiana Lala: Ndalimi i ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Ja për çfarë çështje bëhet fjalë

spot_img

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.

Sipas Lalës, ndalimi i Dashit, e cila aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës Kamëz Vorë është bërë me urdhër të SPAK.

“Rajmonda Dashi sipas të dhënave rezulton se punonte në drejtorinë Kamëz Vorë. Bëhet fjalë për një çështje që ka nisur tre vite me parë dhe bëhet fjalë për tjetërsimin e pronave në kohën kur ajo ishte drejtoreshë në Kadastrën Durrës. Mësohet se i kanë sekuestruar edhe celularin.

Ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë dalim, por mësohet se oficerët e kanë informuar brenda në zyrën e saj të punës. I kanë sekuestruar celularin dhe më pas e kanë ndaluar”, tha gazetarja Lala për News24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular