HomeAktualitet“Ose të drejtën ose jetën”/ Ish-minatorët protesta para kryeministrisë: Nuk do të...

“Ose të drejtën ose jetën”/ Ish-minatorët protesta para kryeministrisë: Nuk do të ndalemi! Duam takim me Ramën, ja kërkesat tona

spot_imgspot_img

Ish-minatorët kanë dalë sot në protestë para Kryeministrisë, ndërsa kërkojnë miratimin e statusit, por edhe rishikim të pensioneve.

Gjatë fjalës së tyre ish-minatorët i kanë drejtuar një kërkesë institucioneve kryesore, ndërsa kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Ata kanë kërkuar takim ballë për ballë me kryeministrin Rama ndërsa u shprehën se protestat e tyre do vijojnë.

“Ligjet në fuqi nuk u përpiqen nevojave të minatorëve, kërkojmë miratimin e statusit të minatorit. Është nevojë urgjente për mijëra minatorë që punojnë aktualisht apo janë në pension. Miratimi i tij i jep dinjitetin punës në minierë, i cili mungon prej kohësh. U drejtojmë kërkesa për takim kryeministrit. Kërkojmë përgjigje sa më shpejt. Bashkangjitur këtyre kërkesave kemi një draft të të drejtave që duhet të garantojë statusi i minatorit. Kemi më shumë se 11 mijë firma për këtë draft. Do të vazhdojmë protestat para parlamentit, e radhës është ditën e hënë në orën 16:30. Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që mbështesin këtë kauzë”, u shprehën ata mes të tjerash.

“I bëjmë thirrje që të ‘trazohet’ shteti, ti japë përgjigje minatorëve ose të na fusin në burg më mirë. Ose të drejtën, ose jetën. “, tha një tjetër protestues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular