HomeKronikeU kap me kokainë dhe një shumë parash në makinë, pranga nipit...

U kap me kokainë dhe një shumë parash në makinë, pranga nipit të ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja

spot_imgspot_img

Sërish telashe për fisin Rraja. Nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është arrestuar nga policia e Tiranës.

22-vjeçarit Ariel Rraka iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash. Mësohet se u riu është djali i Flamur Rrajës, vëllait të ish-deputetit.

“Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia.

Kujtojmë se Rraja hoqi dorë nga mandati i deputetit, pas ngjarjes së rëndë në Borizanë, ku familjarë të tij dhunuan barbarisht dy anëtarë të fisit Maja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular