HomeKronikeEMRAT/U kapën duke shkarkuar hidrokarbure në lumin Gjanica, arrestohet një punonjës, nis...

EMRAT/U kapën duke shkarkuar hidrokarbure në lumin Gjanica, arrestohet një punonjës, nis hetimi për dy të tjerë

spot_imgspot_img

Një persona është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës. Në pranga ka rënë shtetasi Gjergji Pambuku, ndërsa janë proceduar penalisht Shaban Guni dhe Met Backa.

Sipas policisë, këta persona po shkarkonin mbetje të hidrokarbureve në lumin Gjanica.

Edhe një ditë më parë, nisi procedimi penal për 3 punonjës të dy kompanive të tjera, pasi ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar mbetje të hidrokarbureve.

“Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një tjetër kompani me aktivitet në përpunimin e hidrokarbureve, shkarkonte mbetje në lumë, shërbimet e Policisë kanë shkuar  në vendin e quajtur “Ish-UPN”, Fier, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin Gj. P. (punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë) duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. P., 52 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. G., 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe M. B., 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit”, thotë policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular