Nga Fatmir Guda
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
Fakt është se menjëherë pas vendimit gjyqësor ndaj Sali Berishës dhe arrestimit të dhëndërit të tij, mbështetësit nuk po i përgjigjen më “Rithemelimit”.
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
Fakt është se menjëherë pas vendimit gjyqësor ndaj Sali Berishës dhe arrestimit të dhëndërit të tij, mbështetësit nuk po i përgjigjen më “Rithemelimit”.
Përveç stërlodhjes 10 vjeçare, humbjeve dërmuese të 14 Majit, zgjedhjeve të pjesshme vendore në Rrogozhinë e Kukës apo më keq akoma pas daljes së zërave për pazare të fshehta me pushtetin, ndarje favoresh, tenderash e kullash shumëkatëshe në mes të Tiranës, një nga arsyet kryesore se përse foltoristët patën zero reagim edhe pas thirrjes “nën armë” apo gjuhës radikale për mobilizim të doktorit e tellallëve të kapur e të shpërblyer prej pushtetit të tij ndër vite, ka të bëjë drejtpërdrejt e më së pari me mos sinqeritetin për tu treguar se me kë e kanë luftën. Kë kanë përballë?
Sorosin s’po ua përmend më kush. As “MC.Gonigalin me fustan”.
Atyre më kot u mbahet e fshehtë se kush qëndron prapa SPAK dhe ofensivës së tij më të fundit për të sjellë para drejtësisë të paprekshmit e deridjeshëm të politikës shqiptare.
“Rithemelimit” nuk ja nxë goja tu përmendë publikisht të vetëve SHBA-të, të cilët qoftë dje në hartimin e miratimin e Reformës së Drejtësisë ashtu dhe sot për zbatimin e saj, perceptohen si i vetmi garant për tu ofruar shqiptarëve besimin e munguar tek shteti i së drejtës dhe zhbërjen e kastës së vjetër politike.
Madje të thëna afër kreut të mazhorancës pohojnë nën zë, se Reforma e Drejtësisë ishte dhe parakushti i dakortësuar që Edi Rama të vinte në pushtet më 2013.
Sidoqoftë vetë njerzit tanimë e kanë marrë vesh që lufta e vërtetë është me SHBA dhe tashmë ajo ka hyrë në fazën e vet finale. Gjithsecili sot e ka të qartë se pse dhe kush e udhëhoqi Reformën në Drejtësi duke i vënë me hu përpara në piskun e vapës së Korrikut 2016 të 140 deputetët përfshi edhe Sali Berishën me matrioshkat e veta bythëkolisura 30 vite rresht pas karrigeve të parlamentit.
E megjithatë byroja politike e “Rithemelimit”, së bashku me analistë të mirë paguar i gënjejnë si derri mbështetsit e vet kur u thotë se drejtësinë e dirigjon Edi Rama. Pikërisht këtu fillon problemi, pasi duke dashur t’i karikojë emocionalisht ndaj armikut të dukshëm e tradicional, harron që kthehet tërësisht në të pabesueshëm, pasi edhe shqiptari në bark të nënës e di shumë mirë që Edi Ramës jo vetëm nuk i intereson eleminimi i sivllaut të tij politik, por as do t’ja mbante prapanica t’i cënonte qoftë edhe një fije floku Sali Berishës.
E pra, tjetërkush ua ka zbathur të mbathurat hallexhinjve e tjetër kujt i hakërehen ata se po u merr “nderin”.
Që këtu davaja e tyre është e humbur dhe fundi gati i paracaktuar, sepse pikërisht këtu mbaron lufta politike e nis lufta e shumë dëshiruar në interes të shumicës dërmuese të shqiptarëve për drejtësi.