HomeKultureHava Bekteshi, shqiptarja që futi çiftelinë në Filarmoninë e Hamburgut në Gjermani

Hava Bekteshi, shqiptarja që futi çiftelinë në Filarmoninë e Hamburgut në Gjermani

spot_img

Artistja shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Hava Bekteshi, ka arritur të promovojë në një mënyrë të veçantë instrumentin e çiftelisë nëpër eventet më të rëndësishme artistike në Gjermani.

Ajo, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ALARM në ATV, tregoi kohën kur kishte arritur të fusë instrumentin e çiftelisë në Filarmoninë në Gjermani.

“Hera e parë ishte viti 2019, kur në Filharmoninë në Hamburg, në sallën e madhe çiftelia u bë pjesë në një skenë botërore. Hera e fundit ka qenë në Berlin, në koncertin ‘HausBerlin’ më 12 gusht dhe këtu e kam prezantuar çiftelinë dhe në fakt e kam reprezantuar Shqipërinë me çifteli”, tregoi Hava.

Ajo thotë se i gjithë ky rrugëtim i saj deri te futja e çiftelisë nëpër skenat gjermane, tregon faktin se publiku atje e ka mirëpritur dhe se është mjaft i interesuar për këtë instrument muzikor.

“Është njëra prej këngëve më të bukura që insistojnë kolegët dhe publiku ta dëgjojnë dhe iu intereson historia e popullit shqiptar, disa edhe emocionohen me historinë, vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite”, u shpreh artistja shqiptare./atvlive ObserverKult

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular