Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas daljes nga SPAK pas gati 2 orësh marrje në pyetje për çështjen CEZ-DIA, ka deklaruar se nuk ka ndëmarrë asnjë akt apo vendim në interes të askujt.
Në një deklaratë për gazetarës, Meta u shpreh se “jetojmë në kohë kur dëshmitë dhe kallëzuesit e rreme janë bërë në modë”.
Ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama po kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet.
Meta: “Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është detyra e tij të hetojë, jetojmë në kohë kur dëshmitë dhe kallëzuesit e rreme janë bërë në modë. Kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet, që nga ai i inceneratorit dhe skandalet e tjera.
Jam këtu dhe do jem transparent për aktet që kam marrë në të kaluarën. Asnjë akt dhe vendim nga Ilir Meta në interes të askujt.