HomePolitikeBegaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, Rama: Koha politike kur Presidenti bashkëudhëhiqte...

Begaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, Rama: Koha politike kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet kundër qeverisë ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, mes tensioneve në Kuvend dhe Komisione, debateve për Reformën Zgjedhore dhe reagimeve të shumta që solli dekretimi i ligjit për Komisionet Hetimore.

Rama shprehet se siç mbaroi koha kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë, do të mbarojë dhe koha e ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Reagimi i Rames:

Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij,  rikthimin e kohës së vdekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular