HomeKryesoreRama: Kryeministria është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës në...

Rama: Kryeministria është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës në politikë, tjetra do të jetë…

spot_img

Pas Ministrit të Kulturës, kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk ka në plan një zyrë të katërt. Në një intervistë për drejtuesen e revistës “Newsbomb” Anila Basha, kreu i qeverisë thotë se asnjë post, përfshi edhe Presidentin apo një detyrë në një organizatë ndërkombëtare nuk e jo më shumë se sa atelieja e tij.

”E kam të pamundur ta besoj se një zyrë e katërt në këtë karrierë do të më joshë më shumë sesa atelieja ime, ku kam shumë ide e fantazma të imagjinatës sime që më kërkojnë t’i nxjerr nga vetja dhe t’i sjell në jetë përmes syrit e dorës. Nuk më josh asnjë angazhim në politikën ndërkombëtare, siç nuk do të më kishte joshur dot as zyra e ministrit të kulturës së Francës, apo ajo e kryetarit të Bashkisë së Berlinit, sikur teorikisht ta fantazoja për një moment, duke u kthyer në kohën kur vendosa të hyj në të parën, apo të bëj fushatë për të hyrë e ndenjur 11 vjet në të dytën”, thotë Rama.

Aq i bindur është për këtë, saqë brenda të njëjtës pyetje e përsërit dy herë. “Kjo e kryeministrit është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime publike në politikë, tjetra do të jetë atelieja e “rrobaqepësisë” së ëndrrave të mia artistike, ku dua ta mbyll udhëtimin tim në këtë jetë me bindjen se çfarë mu dha nga Zoti e nga ata që më besuan, e ktheva sa dita e sa munda, pa u kursyer në asgjë dhe për asgjë, e me urimin që lashë mbrapa një kujtim të mirë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular