Alteo Hyseni është 16-vjeçari që humbi jetën teksa ishte duke parë një ndeshje basketbolli mes skuadrës Leaders dhe Pogradecit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tiranë.
Ishim duke festuar të gjithë, kur pamë që ai ra pa ndjenja në tokë. Zhurma kur koka ra mbi parketin e fushës u dëgjua nga e gjithë salla. Ikëm të gjithë si ekip në spital, por ishte tepër vonë. Alteo na kishte lënë”, treguan miqtë e tij. Një ditë pas ngjarjes tragjike, Kombëtarja e Basketbollit ndodhet në Armeni për kualifikueset e Botërorit të koshit. Pikërisht në pallatin e sportit të kryeqytetit armen, Yerevan, 4500 të pranishmit mbajtën njē minutë heshtje për humbjen e 16-vjeçarit.
Lajmin e jep Presidenti i FSHB, Avni Ponari, i cili publikon edhe foto nga Armenia.
“4500 spektatorë mbajtën një minutë heshtje për humbjen e jetës së Alteo Hysenit këtu në Yerevan, Armeni“, shkruan Ponari në rrjetet sociale.


