HomeSocialeKreu i PAA Agron Duka: Lërini përshëndetjet me fusha e male, por...

Kreu i PAA Agron Duka: Lërini përshëndetjet me fusha e male, por ndaloni katastrofën mjedisore!

spot_img

Nga Agron Duka
Me gjithë angazhimet ligjore, administrative e politike, për ti dhënë zgjidhje problemit të menaxhimit të mbetjeve urbane, situata vazhdon të jetë e rëndë. Shtretërit e lumenjve vazhdojnë të përdoren masivisht për të hedhur mbeturinat nga banorat e zonave që jetojnë përgjatë rrjedhës së tyre. Pamjet më të fundit vijnë nga Lumi Shkumbin, në një territor të menaxhuar nga bashkia Peqin. Në zonat rurale, edhe pse pranë rrugëve nacionale, nuk ka infrastrukturë për mbledhjen e mbetjeve, dhe pasojat ja cilat janë. Mbetjet trasportohen nga rrjedhja e ujit gjatë vërshimit të lumenjve, duke dërguar mijëra tonelata mbetje në det, e po kaq mbeten nëpër degë pemësh apo mbushin shtratin e lumit.

Ne si PAA i bëjmë thirrje qeverisë që të ndalojë përshëndëtjet që ministra, deputetë e kryetar bashkish, u bëjnë qytetarëve çdo mëngjes me foto e video fushash, kodrash e malesh, për të cilat ajo nuk ka asnjë lloj kontributi, por të punojë seriozisht për të shpëtuar vendin nga këto katastrofa mjedisore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular