Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës. Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë. Mesohet në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper. Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person
Kujtojmë se përpara disa kohësh, në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.