HomeKryesoreVIDEO/Orjola Pampuri: Marrëveshja PS-Rithemelimi dorëzon zgjedhjet e 2025, më e ndyrë se...

VIDEO/Orjola Pampuri: Marrëveshja PS-Rithemelimi dorëzon zgjedhjet e 2025, më e ndyrë se e 2008-ës

spot_img

Nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri ka folur lidhur me takimet e përfolura mes kreut të grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe atij të PS-së, Bledi Çuçi, lidhur me krizën parlamentare dhe reformën zgjedhore.
Në një lidhje për Euronews Albania, Pampuri tha se marrëveshja që PS dhe Rithemelimi kanë bërë është më e ndyra që pas asaj të vitit 2008, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish kryeopozitarit të asaj kohe, Edi Rama. Ajo tha se Rama dhe Berisha nuk e duan votën e emigrantëve,  nuk e duan ‘Shqipëria një zonë zgjedhore’  nuk e duan votimin dhe numërimin elektronik.
“Rama e ka llogaritur mire se  prandaj bën marrëveshje me Rithemelimin.
 Ju vete e keni parë në terren por, dhe shqiptaret e kane pare se si tjetërsohet vota gjatë numërimit.
Rama nuk i do këto, ndërsa shqiptarët po! Nder te tjera Pampuri theksoi se, shqiptareve iu kemi borxh qe ne zgjedhjet e 2025 t’ ju japim një pari demokratike te mirorganizuar,  t’ju prezantojmë një ekip te përzgjedhur me figura te reja, figura te  pastra,  te mirearsimuara dhe përfaqësues  t’ju prezantojmë një program te shkëlqyer për ta nxjerre vendin nga kjo varfëria,  nga skamja dhe  prapambetja ku e ka zhytur mazhoranca e sotme, për ta shpëtuar nga korrupsion, për ta shpëtuar nga emigrimi masiv i te rinjve dhe i profesionisteve dhe  për ti dhënë një qeverisje model këtij vendi, ne do jemi aty për te bere realitet këto premtime. Nëse qytetare vendosin  ndryshe, le  te zgjedhin këto qe i mbajnë peng prej 33 vitesh.
Ne lidhje me marrëveshjen  PS-Rithemelimi, Pampuri ritheksoi se ajo ishte një marrëveshje tinzare, e fshehte një marrëveshje okulte pa asnjë transparence  për qytetaret.
Një marrëveshje me e ndyra qe prej asaj te 2008.
Rama i ndodhur ne udhëkryq ka vendosur te beje marrëveshje me grupin e Rithemelimit, sepse me ato  hallin e kane te njëjtë, përballë Spakut,  përballë reformës zgjedhore përballë ndërkombëtareve.
Ne këto kushte Pampuri, mendon se Rithemelimi ka dorëzuar edhe zgjedhjet e 2025 përballë, Rames.
E pyetur nga gazetari per dorëzimin e mandateve ne vitin 2018 dhe mospjesëmarrjen ne zgjedhjet lokale te 2019.? Pampuri ka theksuar se, faji nuk ishte i Kryetarit Basha, sepse vendimet kryesore ishin dualiste qe la te kuptohej, se ishte vetoja e Berishës.
Me tej Pampuri tha se, demokratet duhet ta kuptojmë tashme, se  kush punon për to me sinqeritet qe demokratet  te vijnë ne pushtet sa me shpejt dhe kush është grupimi tjetër qe bën këto lloj marreveshjeje ne kurriz te tyre, kush i përdor për interesat e veta personale dhe i mban gjithnjë ne opozite. Para pak kohesh Rama thoshte shpesh nuk bej marrëveshje me Ato, tani shikoni kur te dale dhe te thotë e bëra marrëveshjen për te mirën e qytetareve.
Ne fakt marrëveshjen e ka bere ne kurriz te demokratëve dhe te zgjedhjeve te dorëzuar te 2025!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular