HomeKronikeDy të plagosur ne atentat, nisen drejt Shkodrës Muhamet Rrumbullaku, forcat RENEA...

Dy të plagosur ne atentat, nisen drejt Shkodrës Muhamet Rrumbullaku, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pas të shtënave me armë zjarri ku mbetën dy të plagosur në Shkodër, drejt vendngjarjes janë nisur Muhamet Rrumbullaku, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë.

https://youtube.com/watch?v=fAckdkwdvNw%3Fsi%3DvSI38YYYv-FsEDY2

Kujtojmë se nga të shtënat mbetën të plagosur studenti në Akademinë e Sigurisë, Gjergj Ndërshtiqa dhe kunati i tij Gjon Nika.

Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa sipas bluve të Shkodrës, në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë e djegur tip Renault, që dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular