HomePolitike“PS dhe Rithemelimi aleancë antiSPAK”, Alibeaj: Parlamenti po nxjerr nga burgu hajdutët....

“PS dhe Rithemelimi aleancë antiSPAK”, Alibeaj: Parlamenti po nxjerr nga burgu hajdutët. Po tentojnë të izolojnë Strukturën e Posaçme

Advertismentspot_img

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar amnistinë penale.  Alibeaj theksoi se PS dhe Rithemelimi, me anë të amnistisë penale, kanë bërë aleancë antiSPAK. Ai tha se parlamenti, me ligj, po nxjerr hajdutët nga burgu.

Ne kemi pasur qëndrimin që njerëzit që ndiqen penalisht nga SPAK apo GJKKO të mos falen. Nëse do të miratohet në parlament amnistia penale, sinjali që jep Kuvendi është që SPAK punon, heton, GJKKO dënon hajdutët dhe të korruputuarit, e parlamenti po i nxjerr nga burguNe kemi kërkuar që protestuesit që janë dënuar apo janë në gjykim të mund të përfitojnë. E kemi quajtur pazar amnistinë, sepse propozimi i PS ka qenë që të dënuarit nga SPAK të mund të përfitojnë. Dhe Themelimi e ka pranuar. Kjo është aleancë antiSPAK mes PS dhe Rithemelimit. Pra, që të përfitojnë hajdutët jo me poste tepër të larta, por që kanë mbajtur një post në administratë si drejtor etj. Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit gjithashtu bëri kurban Reformën Zgjedhore”, tha Alibeaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular