HomeBotaCNN: Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon arrestimin e Kryeministrit të Izraelit dhe liderit...

CNN: Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon arrestimin e Kryeministrit të Izraelit dhe liderit të Hamasit

spot_img

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhra-arresti për Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinëar.

Arrestimi i tyre kërkohet për akuzën e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 Tetorit 2023 në Izrael dhe luftën që pasoi me agresionin ushtarak të Izraelit.

Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht nga CNN. Urdhër-arresti është kërkuar gjithashtu për ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri dhe Ismail Haniyeh.

Kërkesat për urdhër-arreste janë bërë nga kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan. Kërkesa do të duhet të shqyrtohet nga një panel gjyqtarësh të cilët do të marrin dhe vendim. Kjo është hera e parë që vihen në shënjestër politikanë izraelitë, një vend aleat i ngushtë i SHBA-së. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular