HomeKronikeArrestohet gazetari dhe punonjësja e AMP, kishin hapur portal dhe shpërndanin lajme...

Arrestohet gazetari dhe punonjësja e AMP, kishin hapur portal dhe shpërndanin lajme të rreme për titullarë institucionesh

spot_img

Një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes policore kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin hapur një portal ku shpërndanin lajme të rreme.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se u arrestuan në flagrancë Regina Omeri , me detyrë punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe Ervis Hasanaga me profesion gazetar si dhe u shpall në kërkim policor Kushtrim Selimi, me detyrë Shef Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera nga dhe bazuar në kallzimin penal të një personi, ka rezultuar se ata në bashkëpunim më njëri tjetrin, kishin hapur një portal media online dhe rrjete sociale të lidhura me këtë portal e konkretisht portalin “shqipnews”, në të cilin publikonin lajme të rreme, për titullarë institucionesh, duke denigruar figurën e tyre.

Shkrimet ishin anonime dhe shpërndaheshin online.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular