HomeAktualitet12 restorante në mes të Venecias, biznesmeni shqiptar bën Fevziun të verë...

12 restorante në mes të Venecias, biznesmeni shqiptar bën Fevziun të verë duart në kokë

Mes vështirësive dhe sakrificave, emigrantët shqiptarë që u larguan drejt Italisë ia kanë dalë që të ndërtojnë jetën e tyre atje dhe të integrohen në shoqërinë e vendit fqinj. Shumë prej tyre kanë arritur majat duke u bërë të suksesshëm në shumë sektorë. Prandaj dhe pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit “Opinion” në TV Klan mbrëmjes e kësaj të hëne, iu kushtua portretit të një prej shqiptarëve që jeton në Itali.

Ai quhet Marko Muharrem Salihu edhe është një biznesmen nga Medvegja, i cili jeton prej 33 vitesh në Venecia, ku dhe ka patur një sukses të jashtëzakonshëm. Ai është jo vetëm pronar i një rrjeti të gjerë restorantesh në zemër të Venecias, por po ashtu edhe pronar i një prej pallateve më të vjetra të qytetit, të cilin kërkon ta kthejë në një muze.

Blendi Fevziu: Dhe erdhe në Venecia. Çfarë nise të bëje në Venecia?

Marko Muharrem Salihu: Në Venecia kam filluar si drejtor në këtë strukturën që fillon që këtu edhe deri tek ura atje…

Blendi Fevziu: Drejtor?!

Marko Muharrem Salihu: Po, këtu kam qenë drejtor për 5 vite.

Blendi Fevziu: Në këtë zonë këtu?

Marko Muharrem Salihu: Në këtë objekt këtu. Ky objekt ka 86 dhoma sipër, hotel me katër yje…

Blendi Fevziu: 86 dhoma dhe ambientet e shërbimeve.

Marko Muharrem Salihu: Këtu kam punuar si drejtor deri në vitin 2011. Në 2011 kam dorëzuar çelësat dhe kam hapur restorantin e parë timin.

Blendi Fevziu: Sa restorante ke tani?

Marko Muharrem Salihu: 12.

Blendi Fevziu: Sa, sa ke?!

Marko Muharrem Salihu: 12.

Blendi Fevziu: 12 restorante në Venecia!

Marko Muharrem Salihu: Në vitin 2017 jam kthyer dhe kam blerë këtë që shohim këtu.

Blendi Fevziu: E ke blerë?

Marko Muharrem Salihu: Po.

Blendi Fevziu: Është pronë e jotja?

Marko Muharrem Salihu: Po është pronë e imja, por janë edhe ato të dyja përballë.

Blendi Fevziu: Muharrem po ke blerë këto ke blerë ato, po nuk janë shumë?!

Marko Muharrem Salihu: Po janë çështje që vetëfinancohen sepse rendimenti është i lartë këtu edhe mundëson vetëfinancimin e tyre./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular