Holanda ia del të kualifikohet, pas një ndeshje të çmendur në Berlin. Turqia “vetëvritet” në vetëm 6 minuta lojë, pasi kishte zhvilluar një ndeshje vërtet shumë të mirë deri në atë moment.Holanda prek gjysmëfinalet e Europianit pas plot 20 vitesh! Tulipanët e Ronald Kuman, mposhtën me përmbysje 2-1 Turqinë, duke siguruar kualifikimin e artë.
Golat e De Vrij dhe Gakpo (70’ dhe 76’) kanë zhvlerësuar golin e turqve me Akaydin në minutën e 35-të. Në Olympistadion të Berlinit po luhej edhe sfida e fundit e çerekfinaleve të Euro 2024, ajo mes Holandës dhe Turqisë. Të dyja këto skuadra ishin në kërkim të biletës së fundit për në gjysmëfinale.
Pjesa e parë ishte e qetë, me të dyja skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën se sa kërkuan të “ngacmonin”, megjithatë u desh të vinte minuta e 35-të, që pas asistit perfekt të Arda Guler, Akaydin me kokë të shtynte topin drejt rrjetës, duke shënuar golin e avantazhit për të besuarit e Vincenzo Montelës.
Në mesin e pjesës së dytë vjen edhe barazpesha, krosim perfekt nga ana e Depay dhe De Vrij “harrohet” nga turqit në mesin e zones e godet saktë me kokë, për t’I çuar shifrat në 1-1, 20 minuta nga fundi i lojës.
Vetëm 6 minuta më pas vjen edhe përmbysje e çmendur e të besuarëve të Ronald Koeman. Gakpo shfytëzon në maksimum pasimin e Dumfires dhe realizon golin e përmbysjes së shifrave.
6 minuta fantastike të “tulipanëv” që tashmë i gëzohen avantazhit për herë të parë në mbrëmje. Një kualifikim i merituar ky i “tulipanëve”, të cilët në gjysmëfinale do të gjejnë përballë Anglinë.







