Në mediat britanike ka zënë vend një skandal i ndodhur në burgun e Wandsworth ku një gardiane është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar. I burgosuri është identifikuar si Linton Weirich, 36 vjeç, nga Londra. Ai u burgos në prill i akuzuar për vjedhje pasi kishte grabitur mallra me vlerë 65 mijë £ nga një kasafortë në një apartament luksoz në Kensington.

Në qershor u dënua me 4 vjet heqje lirie. Ai është i martuar dhe bashkëshortja e tij është shtatzënë në muajin e shtatë.
Sipas Daily Mail, bashkëshortja nuk e ka përjetuar mirë publikimin e videos dhe është dërguar në spital pasi rrezikon lindje të parakohëshme. Mediat kanë identifikuar edhe gardianen me të cilën ai kryen marrëdhënie intime.

Ajo është Linda De Sousa Abreu, 30 vjeçe, e martuar. Ajo u paraqit të hënën në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge e akuzuar për sjellje të pahijshme në poste publike.


De Sousa Abreu u arrestua në aeroportin Heathrow të shtunën para se të mund të kapte një fluturim për në Madrid.

Ajo po tentonte të udhëtonte me një pasaportë portugeze, e cila u sekuestrua nga Policia Metropolitane. Asaj iu dha lirimi me kusht dhe do të paraqitet për një seancë dëgjimore më 29 korrik në Gjykatën e Kurorës Isleworth. ©LAPSI.al
