Shefqet Meko
Prej gati njëçerek shekulli, me vëmendje dhe etje ballkanike, kam ndjekur “tornedot” politike të votës së lirë në Amerikë. Edhe pse për mendimin tim Amerika ka një “marathon” pafund për Shtëpinë e Bardhë, ajo që ndodhi në Filadelfia, është në të vërtetë një diçka e paparë në “ringun” politik amerikan. Për herë të parë një kandidate me ngjyrë, ose një “mulate” amerikane, thënë shqip, zgjedh në krah një të “tejet të bardhë” nga Minesota, shteti ku “kam ngritur folenë”.Personalisht prisja që Kamala Harris të zgjidhte si “mëkëmbës” Shepiron e Filadelfias, por me sa duket, ai mbetet “fisheku rezervë”, që një ditë do lakmojë Shtëpinë e Bardhë. Ka qënë guvernotari i shteti tim, Walz, që fitoi mes “të pestëve”, duke shënuar një histori të re për Minestën ku jetoj.
Tani “prozhektorët” e medias janë drejtuar në shtetin “yll të veriut”për të parë arritjet dhe dështimet e mësuesit pasionant Tim Walz.Unë i di më mirë se ato komente të pafund që do të thuren në media, por ajo që vërtet më “injektoi” një entuziazëm në këtë garë politike amerikane, është hareja e fushatës së demokratëve. Guvernatori i shtetit tim i dha një “zjarr” të veçantë takimit në Filadelfia:Entuziasëm, hare, shpërthim drejt një të ardhme ku “historia personale” bëhet befasishëm një histori kombëtare. Fjala aq e veçantë e Tim Walz në atë tubim politik, me siguri ka sjellë pagjumësi në krahun ekstremist të konservatorëve republikanë: demokratët qeshin. Ky ishte në thelb takimi i parë i “mulates” Harris me zëvendësin e saj.
Nuk e di se çdo të thotë shpesh të jesh “i majtë” apo “i djathë” kur realisht në Amerikë, të gjithë paguajnë. Këtu të gjithë dhe çdo muaj marrin “fletrrufe” nga bankat, kartat e kreditit, nga kompani shërbimi etj. Pra jeta në Amerikë është në të vërtetë një “system kapilar” tejet gjigand ku të gjithë marrin dhe paguajnë, sherbejnë dhe shpërblehen, shpenzojnë dhe llogarisin. Në këtë plan jeta amerikane është e pashmbullt, sepse secili krahas “resumesë profesionale” ka edhe një “biografi financiare”, që nëse të të bëheshin publike, bota do të mbetej pa fjalë: Shumica Amerikane krenohet me “koqet e babait”….
Takimi i Filadelfias, në të vërtetë ishte një nga ato kulmet e demokratëve dhe progresistëve amerikanë, që me një vështrim liberal të jetës, me një përqasje realiste të së vërtetës, me një shpirt amerikan të mosmposhtjes, kërkojnë të “shikojnë përpara” me slloganin “nuk ka kthim pas” ne “luftojmë të fitojmë”. Me një contrast gati bardhë e zi, demokratët amerikanë kanë marrë “adrenalinën” politike që u duhej:Entuziasmin. Është ky në të vërtetë edhe efetki i parë i”kimisë” politike, Harris-Walz. Me fjalën e tij guvernatori i shtetit ku jetoj, vuri “pikat mbi i” për shumë *ështje të mprehta të realitetit shoqëror amerikan ku fondamentale mbetet liria e individit si një “molekulë” e papërballueshme e zhvillimit dhe progresit liri tw cilwn “Projekti 2025” sikur e ve nw dyshim. Ndryshe nga “piktuar e zymta” që i bëhet Amerikës nga ish-presidenti Trump apo ekstremistë të tjerë, demokratët në mitingun ku u prezantua zv.presidenti i kandidates Harris, qeshën dhe brohoritën, duartrokitën dhe shpërthyen në urra. Ndërsa dikur idetë republikane ishin “liri dhe liri” sikurse shënoi Walz, tani ekstremizmi konservator kërkon të “pushtojë” edhe zyrën e doktorit të qytetarit amerikan. Qëndrimet ekstremiste të republikanëve në çështjen aborit, lirisë së fesë, diktimit për të detyruar në shkolla “dogmat biblike”, apo pezullimet në “kërkimet invitro” të fekondimit të jetës, janë në të vërtetë “çengele” ku do të varen si dëshmi të dështuara kthimet pas në menatalitet dhe koncpetimin e jetës. Amerika është fusha e eksperimentit të lirë, dhe çdo tendencë për ta dhunuar këtë liri galvazon “pjesën që fle” e cila nuk është as majtas, as djathats, por shpesh “vulos” fatin e rrymave.
“Kimia” politike Harris-Walz, është një shembull i madh amerikan, që vetëm liberalët mund ta eksperimentojnë, sepse, ndryshe nga krahu ekstremist konservator, “të majtët” amerikanë janë një grupim me “një mijë lulë” që nuk kanë as kulte, as idhuj, veçse lirisë për të menduar pa kufij. Mjafton të kujtosh faktin se si u përdhosën në publik në shtetin e Georgias dy republikanë të votuar dhe testuar në qeverisje, por që nuk “puthën kultin”siç ishin guvernatori dhe sekretari i shteti, të bën të bindesh se republikanët kanë humbur “lirinë e tyre” duke bërë pudhadorës të Njëshit, pa guximin principial për ta kritikuar. Amerika kërkon të shkojë përpara dhe motua “Jo kthim pas” si dhe “kimia” politike e mulates dhe guvernatorit të tejbardhë, janë në të vërtetë në këtë “sprint politik” një eksperiment i ri amerikan, i cili nësë triumfon, do t’i dëshmojë botës mbarë një nga spekatklet e papara të politikës amerikane që do të shokojë globin.
“Qeshu rini qeshu, bota është e jota” shkruante Migjeni shqiptar shekullin që iku.Në fakt këto vargje poetike shqiptare, u demonstruan aq bukur dhe pa urrtje dhe klithma në takimin e Filadelfias. Amerika mbetet një befasi politike që do të shokojë njerëzimin me efektin “atomik” të votës së lirë, votës së individit dhe vullnetit të qytetarit.Nëse liberalët amerikanë do të mund të bartin këtë frymë hareje dhe entuziuasmi deri në fund, pra nëse ky “sprint politik” nuk rresht në 90 ditët e ardhshme, sikurse tha Tim Walz “Ne flemë kur vdesim”, çdo pikturim i zymtë i Amerikës, do jetë një “flluskë” në ajër. Amerika ka në qendër njeriun e punës dhe ky është promotorri i zhvillimit amerikan, ani pse Shtëpia e Bardhë “pronëson” çdo sukses të individit. Njeriu i lirë nuk është as i majtë as i djathtë. Njeriu i lirë është “molekula” e zhvillimit dhe “reaksioneve” amerikane.
Kush fiton pas 90 ditësh fushatë dhe sulme politike?
Entuziazmi amerikan, jo “vojticat” që përshkruan shkrimtari shqiptar Kadare. Amerika mbetet “stacion” u fundit i entuziasmit dhe shpresës. Çdo përpjekje për ta bërë këtë realitet të zymtë, të errët, ferr dhe katastrofë, është thjesht një “gënjeshtër politike”. Amerika qëndron mbi shpatullat e njeriut të punës, të atij njeriu që shërben dhe ka kaluar “stazhin” në fermë, si guvernatori i shtetit tim.
Amerika nuk “vajton”. Ajo voton dhe qesh. Ky ishte mesazhi i madh i liberalëve, duke çoroditur esktremistët që kërkojnë vetëm “shou televiziv” pa asnjë ide që galavanizon shpirtin e qytetarit që punon dhe punon duke bërë qejf në fundjavë. “Kuajtë” e dy rrymave janë futur në “vraun politik” dhe gjithë bota do i sodisë.
Minneapolis 6 gusht 2024