HomeSociale“Maldivet” shqiptare, një shëmti inertesh dhe mbeturinash

“Maldivet” shqiptare, një shëmti inertesh dhe mbeturinash

Advertismentspot_img

Nga Dhurata (Kaloshi) Kola
Kam eksperiencën më të keqe, nga plazhet ku shkova kte vit, prej ku ika para kohe. Kam parë tmerr me sjelljen ndaj turistëve të huaj. Kam mbetur pa mend me arrogancën ndaj turistëve në Vlorë, më ndotjen në Rradhimë, Dhërmi, Spille etj. Jam shastisur nga çmimet e shezlloneve që u rritej çmimi me 10 mijë lekë të vjetra për çdo herë, kundrejt asaj të vendosur në tabelë, në Dhërmi. Jam shokuar me mjetet e lëna në qarkullim për transport publik. Mjete shkatarraqe pa as edhe standartet më minimale, ku përveç se të vinte ndot të uleshe, duhesh të duroje edhe arrogancën e shoferit. Shkuam e u kthyem nga jugu, të shokuar. Nuk i kisha përjetuar në vitet e shkuara, vështirësitë që ndjejnë turistët e huaj apo vendas, që nuk kanë automjetin e tyre, sepse gjithmonë kami ardhur me auton tonë, por ktë herë pashë sa të vërteta ishin opinionet e shumë turistëve të pakënaqur. Plazhet e rreklamuara si “Maldivet shqiptare” janë ato brigje, mrekullia e të cilave vuan shfrytëzimin pa kriter dhe pisllëkun e ndotjen nga inertet.

Investimi në rrugët e reja automobilistike të ndërtuara në jug, shkon deri tek resortet në ndërtim e sipër, apo ato të ndërtuara nga oligarkët apo pushtetarët, siç thonë vendasit, dhe aty, pritet si me thikë. Asgjë të bukur nuk të zë syri, gur e shkrepa dhe inerte. Nëse dëshiron të eksplorosh zonën, mungon transporti publik. Për të shkuar tek stacioni i fugonëve e “autobusëve” të improvizuar si të tillë, duhet të marrësh më parë taksi. Nëse guxon dhe sidoqoftë vendos ta bësh kte aventurë, dita të kthehet në ferr, një ferr të cilin e përjetuam kur vendosëm të eksploronim plazhin dhe fshatin Dhërmi. Pastërtia dhe luksi i hotelit ku qemë vendosur,në Rradhimë, binte ndesh me papastërtinë dhe ndotjen jashtë zonës së resortit. Përgjatë gjithë rrugës në kthim, syri nuk të sheh asgjë të bukur veç inerte dhe investime në ndërtime pa kriter, me një arkitekturë të shëmtuar. Kam parë turistët në “Garden city” në Tiranë, pranë terminalit, të kapërcejnë mbi plehra, e të ecin në rrugën që kundërmon era urinë. Megjithëse taksat paguhen për pastrim-gjelbërim, asnjëra as tjetra nuk ndodh. Nuk dua të flas për zonën e Institituti, një geto e vertetë. Çfarë turpi, çfarë dhimbje .. U largova nga Shqipëria, duke thënë me vete; “ po iki nga parajsa e shndërruar në ferr, për të shkuar drejt “ferrit” të shnderruar në parajsë”. @uitlichten

Shezllonet në Dhërmi për të cilat duhet të lesh edhe “qimet e kokës”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular