HomeAktualitetAbuzimi me energjinë, OSSH shton kontrollet dhe dërgon në polici 32 subjekte

Abuzimi me energjinë, OSSH shton kontrollet dhe dërgon në polici 32 subjekte

spot_img

Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, strukturat e OSSH, bazuar mbi analizat e riskut, kanë ushtruar mbi 12 mijë kontrolle gjatë 7 muajve të fundit, tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë  elektrike.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve DKRH, nga këto kontrolle janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike në 32 subjekte të cilat janë proceduar në polici për shkelje të ligjit të energjisë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në mbarë vendin, 42 subjekte nuk tarifoheshin në bazë të aktivitetit që ushtronin, bazuar në rregulloren e ERE.

Nga inspektimet në terren u identifikuan rreth 15 mln kilovat të pamatura të cilat iu faturuan abuzusuesve.

Kontrollet e OSSH-së kanë për qëllim disiplinimin e të gjithë abonentëve, duke respektuar ligjin, me synim trajtimin e barabartë dhe ndërgjegjësimin e klientëve se “vjedhja e energjisë” mund të jetë rrugë e shkurtër, por e gabuar dhe me pasoja ligjore, ku askush  nuk do të tolerohet.

Operatori i Sistemit Shpërndarjes u bën apel klientëve/subjekteve të mos bien pre e skemave mashtruese të ndërhyrjes në matës apo furnizimit me linjë të dytë jashtë matjes, pasi do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis.

Nëse je klient i rregullt dhe respekton ligjet, kontribuo të luftojmë së bashku rastet e vjedhjes së energjisë, duke denoncuar në numrin e Cel: 069 414 1001 whatsapp/viber.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular