HomePolitike“Këtu s’bëhet fjalë që të fitojë PD…”, Argita Malltezi tregon nëse do...

“Këtu s’bëhet fjalë që të fitojë PD…”, Argita Malltezi tregon nëse do të kandidojë për deputete

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha foli rreth mundësisë për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

E ftuar në “Off the Records” nga gazetari Andrea Danglli në A2 CNN, Argita tregoi se ende nuk ka vendimmarrje prej saj për këtë çështje, vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nëse do të kandidonte do të ishte pjesë e listave të hapura.

“Këtu nuk është një situatë normale. Nuk bëhet fjalë nëse PD do t’i fitojë zgjedhje apo jo. Çështja është a duhet të ngrihen strukturat e PD për t’i qëndruar këtij narkoshteti. Nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën.

Opozita duhet të ngrihet dhe të bëjë qëndresë. Nuk duhet hequr dorë nga thirrja e njerëzve për të reaguar ndaj të keqes. PD jep shembullin e veprimit, por njerëzit duhet të ngrihen për veten e tyre.

Kritikët e parë të Berishës sot janë ndjekësit e parë, ky është një hap i rëndësishëm. PD respekton diversitetin. Nuk kam marrë një vendim nëse do të kandidoj. Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot nuk do të kandidoja. Nëse do garoja do të isha pjesë e listës së hapur”, tha Malltezi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular