HomeKryesoreDy ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja,...

Dy ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja, dorëzon mandatin e deputetit

spot_img

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorezon mandatin e deputetit. Cyrbja është paraqitur dy ditë më parë në Strukturën e Posaçme. Për Cyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

ÇFARË NDODHI NË SPAK TË DY DITË MË PARË?

Kujtojmë se të martën, njëri pas tjetrit në SPAK janë paraqitur dy deputetë, një i PS-së dhe një i PD-së.

Pak para orës 10 në Prokurorinë e Posaçme u paraqit i zgjedhuri i PD-së Isuf Çela, e vetëm 5 minuta më pas tij mbërriti dhe socialisti Jurgis Çyrbja.

Demokrati qëndroi për rreth një orë e 20 minuta duke dhënë dëshminë, por pa dhënë shumë detaje mbi shkakun e thirrjes

Ndërkaq përfaqësuesi i mazhorancës qëndroi për rreth 5 orë, por në dalje të SPAK-ut mohoi të jetë thërritur si i pandehur

Çyrbja është akuzuar disa herë nga opozita, ndërsa i fundit ka qenë Edi Paloka, i cili e ka denoncuar në SPAK për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje 

Në atë kohë Paloka pretendoi se edhe javët e fundit  të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, siç tha ai njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular