HomeBotaAdministrata e Donald Trump po merr formë/Presidenti i zgjedhur i SHBA emëron...

Administrata e Donald Trump po merr formë/Presidenti i zgjedhur i SHBA emëron një tjetër zyrtar në kabinetin e tij

Advertismentspot_img

Ish-kongresmeni i Nju Jorkut, Lee Zeldin, është zgjedhur nga Donald Trump për të udhëhequr Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).

Në një deklaratë, Trump thotë se Zeldin do të “sigurojë vendime të drejta dhe të shpejta”.

Trump thotë  “do të çlirojë fuqinë e bizneseve amerikane, duke ruajtur në të njëjtën kohë standardet më të larta mjedisore, duke përfshirë ajrin dhe ujin më të pastër në planet”.

“Ai do të vendosë standarde të reja për rishikimin dhe mirëmbajtjen mjedisore, që do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të rriten në një mënyrë të shëndetshme dhe të strukturuar mirë.”

Në një deklaratë të shpërndarë në X, Zeldin tha se do të ishte një nder të bashkohej me ekipin e Trump.

“Ne do të rivendosim dominimin energjetik të SHBA-së, do të rigjallërojmë industrinë tonë të automjeteve për të rikthyer vendet e punës amerikane dhe do ta bëjmë SHBA-në lider global të AI. Ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur aksesin në ajër dhe ujë të pastër,” tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular