HomePolitikeEMRAT/Emërohen koordinatorët për Diasporën! PLL në fazë riorganizimi për zgjedhjet e 2025

EMRAT/Emërohen koordinatorët për Diasporën! PLL në fazë riorganizimi për zgjedhjet e 2025

spot_img

Partia Lëvizja e Legalitetit vazhdon fazën përgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, zgjedhje në të cilat ajo do të marrë pjesë si subjekt politik në të 12 qarqet e vendit me kandidatët e saj. Në këtë kuadër, duke vlerësuar rëndësinë e votës së diasporës dhe përvojën e gjatë të angazhimit të saj jashtë vendit, PLL ka emëruar koordinatorët e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kryesore të Europës Perëndimore.

Lista e koordinatorëve të emëruar:

1. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës• Hakik Mena

Ahmet Hoti

Sokol Kupi

Lindita Çoku

Adnand Ramadani

Fatmir Keqi

Tomor Selmani

Isuf Kurti

2. Për Belgjikën

Sulejman Gjana

3. Për Kanadanë

Martin Toro

4. Për Italinë

Ilir Fratar

Sokol Borshi

5. Për Anglinë

Bledi Muja

6. Për Greqinë

Skënder Kuqi

7. Për Gjermaninë

Edison Perleka

Thoma Tenexhexhiu

Fatjon Stafa

Emërimi i koordinatorëve për shtetet e tjera ku shtrihen degët e PLL do të bëhet në vijim. Gjithashtu, drejtues të lartë të partisë do të ndërmarrin së shpejti një sërë takimesh me strukturat në këto vende për të organizuar votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Koordinatorët e emëruar, të cilët janë drejtues të lartë të PLL në këto shtete, do të bashkëpunojnë ngushtë me çdo strukturë të partisë në diasporë. Qëllimi është të sigurohet mundësia e votimit për çdo qytetar shqiptar me banim në këto shtete dhe të mundësohet mbështetja e tyre për Partinë Lëvizja e Legalitetit në zgjedhjet e ardhshme.

Foto: Gjatë takimeve me strukturat e PLL në diasporë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Partia Lëvizja e Legalitetit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular