HomeSportVIDEO/ Për herë të dytë - Daku gjuan penalltinë, por shiheni ku...

VIDEO/ Për herë të dytë – Daku gjuan penalltinë, por shiheni ku shkon topi

Advertismentspot_img

Mirlind Daku ka humbur sërish një penallti për Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptar gaboi penalltinë e dytë radhazi në Rusi, ndërsa katër ditë më parë nuk ia kishte dalë të shënonte kundër CSKA-së së Moskës.

Kësaj here ishte kundër Krasnodarin, ndërsa sfida u mbyll me barazim 1-1. Daku u kthye në protagonistin kryesor të pjesës së parë.

Fillimisht asistoi golin e minutës së 18-të. Më pas në minutën e 31-të ishte po ai, që gaboi nga 11-metërshi që fitoi vetë.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit rus. Krasnodari kryeson, ndërsa Rubin Kazan në vendin e shtatë numëron 18 pikë më pak.

Video e penalltisë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular