HomeKronikeAtentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit, zbulohet itinerari që ndoqën autorët! Pasi dogjën...

Atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit, zbulohet itinerari që ndoqën autorët! Pasi dogjën makinën në Farkë, dyshohet se…

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish gjyqtarit Fran Prendi, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar ndaj 30-vjeçarit me pistoletë me silenciator.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Klajdi Prendi u qëllua sapo kishte  hipur në makinën e tij, pasi kishte dalë nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe prej aty pranë liqenit të Farkës kanë djegur një makinë, tip Audi A4 ngjyrë gri.

Pasi i kanë vënë zjarrin makinës, ata dyshohet se janë larguar me një tjetër automjet, që i priste në zonën e Farkës.

Tiranë/Informancion paraprak

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular