HomeAktualitetRikthehen reshjet, vranësira mesatare deri të dendura, si do të jetë moti...

Rikthehen reshjet, vranësira mesatare deri të dendura, si do të jetë moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e intervale të herëpashershmes kthjellimi. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën e parë te ditës kryesisht në pjesën veriperëndimore e në jugperëndim. Më pas reshjet shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, ku reshjet në veriperëndim e jug, pjesërisht në qendër të territorit pritet të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë me derjtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 10-14m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/18
Kukës 2/16
Lezhë 5/16
Dibër 1/17
Durrës 7/19
Tiranë 10/20
Elbasan 9/20
Berat 6/20
Vlorë 8/20
Korcë 3/13
Gjirokastër 2/19
Sarandë 9/20

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular