HomeKronikeI buzëqeshur dhe pa maskë në fytyrë, dalin fotot e reja të...

I buzëqeshur dhe pa maskë në fytyrë, dalin fotot e reja të autorit të dyshuar të vrasjes së drejtorit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA

Policia në Nju Jork ka publikuar dy foto të autorit të dyshuar të vrasjes së ish-shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

50-vjeçari u qëllua për vdekje pas shpine mëngjesin e së mërkurës jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan.

Policia dyshon se viktima ishte në shënjestër e vrasjeje të planifikuar paraprakisht.

Hetuesit po përdorin gjithashtu teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe gëzhoja plumbash me mesazhe të fshehta të shkruara në to për të gjetur të dyshuarin. Ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës lokale 06:45 në një pjesë të frekuentuar të Manhatanit, afër Times Square dhe Central Park. Thompson kishte planifikuar të fliste në një konferencë më vonë gjatë ditës.

Sipas policisë, i dyshuari, i cili mbante një maskë të zezë në fytyrë dhe xhaketë ngjyrë kafe. Ai raportohet se ka pritur Thompson për pesë minuta jashtë hotelit Hilton ku pritej të zhvillohej konferenca.

Viktima, i cili mbërriti në këmbë, u qëllua në shpinë dhe në këmbë nga autori i krimit.

Në kamerat e sigurisë, shihet vrasësi ka përdorur një pistoletë me silenciator.

Hetuesit thuhet se besojnë se arma e zjarrit është një BT Station Six 9, një nga pistoletat e përdorura nga forcat e operacioneve speciale aleate të epokës së Luftës së Dytë Botërore.

Policia ka shkuar në dyqanet e armëve në Connecticut për të provuar se ku është blerë pistoleta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular