HomePolitikeDOKUMENTI/Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë!

DOKUMENTI/Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë!

Advertismentspot_img

Pas betejës për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe  si kryetar i PD-së në gjykatë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha.”

Ky vërtetim nga gjykata është lëshuar me kërkesë të subjektit të interesuar.

WhatsApp Image 2024-12-11 at 15.35.07

Beteja ligjore per vulen dhe emrin e partisë bëri që Partia Demokratike të futej e përçarë dhe të përjetonte një humbje të thellë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshmet në mars 2022 si dhe zgjedhjet e majit 2023.

Organet vendimmarrëse të procesit zgjedhor i njohën Bashës të drejtën për të përdorur vulën dhe logon, si dhe të përfitonte fondet e buxhetit të shtetit për zgjedhjet, ndërsa grupimi i Berishës garoi nën siglën e një koalicioni me partinë e aleate të ish-presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese vendosi  aso kohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, ishte i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular