Portieri i PSG-së, Xhanluixhi Donaruma, ka pësuar një dëmtim horror në duelin ndaj Monakos.

Italiani u godit me shkelm në fytyrë nga futbollisti kundërshtar Vilfired Singo në minutën e 22-të.

Pas ndihmës së parë nga mjekët, Donaruma u detyrua të largohet nga fusha, ku fytyra e tij ishte e gjakosur.

Momenti horror i dëmtimit të portierit me takat në fytyrë, është duke bërë xhiron në rrjetet sociale.