HomeKronikeE shkuara kriminale/ Në kërkim prej 2021 për vrasjen e një kamarieri,...

E shkuara kriminale/ Në kërkim prej 2021 për vrasjen e një kamarieri, kush është Erjon Llapushi, RENEA dhe FNSH i bastisën banesën

spot_img

RENEA, FNSH dhe Forcat operacionale kanë zhvilluar një operacion në Pogradec, ku mes të tjerash kanë bastisur edhe banesën e 34-vjeçarit, Erjon Llapushi, person me precedent kriminal.

Erjon Llapushi është autori i krimit të rëndë në ndodhur më 2 tetor në një lokal në Elbasan, ku ai vrau për një tavolinë  kamerierin Gazment Kurmaku.

Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.

Gjithashtu Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”.

Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular